Ajo është një nga Miss-et që do të mbahet mend gjatë për bukurinë e saj. Agnesa Vuthaj e ka përqafuar shumë fort të bukurën duke bërë modelen, stilisten, por edhe duke organizuar për një periudhë 10-vjeçare “Miss Kosovën”. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi për rrugëtimin si Miss.

“Unë isha në shkollë të mesme kur fitova titullin “Miss”. Më ndihmoi shumë ky titull sepse u bëra e njohur, m’u krijuan shumë mundësi dhe kontakte të reja. E mora si trampolinë për ta shfrytëzuar për të ardhmen time. Kurora e parë që kam marrë ka qenë ajo e “Miss Pejës”, nuk besoja që do të fitoja sepse Peja ka shumë vajza të bukura. Kur konkurrova për “Miss Kosovën” kisha më shumë vetëbesim, isha më e sigurt dhe e kisha më të lehtë. Fillova punë dhe prezantime të ndryshme. Në 2004 u shpërngula në Prishtinë. Kisha shumë angazhime dhe ka qenë një ndër periudhat më të ngarkuara. Një nga arsyet se përse i kam vlerësuar konkurset e bukurisë ka qenë edhe mundësia e udhëtimeve. Sa herë që udhëtoj për punë rezervoj edhe dy ditë për veten time. Pas tre vitesh që fitova titullin vendosa të organizoj vetë spektaklin “Miss Kosova” dhe e kam bërë për 10 vite. Tashmë jam fokusuar më shumë tek biznesi im”

, tha Vuthaj.

/tvklan.al