“Ku gaboi Sali Berisha që humbi një aset të tillë?” – ishte kjo pyetja që iu drejtua kryedemokratit sot para Prokurorisë së Posaçme për faktin se mjeku i njohur Ilir Alimehmeti mbeti jashtë Parlamentit.

Në përgjigjen e tij, Berisha tha se kjo s’është një humbje, duke shtuar se ai është një intelektual që tregoi se gëzon respektin dhe votën e shumë qytetarëve.

“Ai është një luftëtar i çmuar dhe i shquar i PD-së dhe tregoi shkallën e lartë të pëlqyeshmërisë që qytetarët kanë për të. Fakti që mblodhi ato vota, dëshmoi se është një veprimtar i respektuar. Unë nuk besoj se vetëm Parlamenti është përfaqësimi i një partie, ka një gamë të gjerë. Ai është një intelektual me pëlqyeshmëri dhe reputacion shumë të mirë. Nuk humbet këtu! S’ka gjë të humbur”, tha kryetari i Partisë Demokratike.

/tvklan.al