Ndërsa Koreja e Veriut është e mbërthyer me sanksionet e saj paralizuese, diktatori i saj ende arrin të financojë një program bërthamor dhe stilin e tij luksoz të jetesës.  

Kim Jong-un mesa duket e bën këtë duke vjedhur bankat, duke shitur specie që janë në rrezik zhdukjeje, viagra si edhe nëpërmjet disa metodave të tjera të paligjshme.

Marrëveshjet e paligjshme thuhet se i sjellin udhëheqësit të Koresë të ardhura rreth një miliardë dollarë në vit, ndërkohë që kombi mbetet veçse një nga 34 shtetet në botë që mbështetet nga OKB për të ushqyer njerëzit.

Qindra milionë dollarë thuhet se janë tërhequr nga Peniani, si shkak i shitjeve të armëve dhe kartëmonedhave të falsifikuara, raporton CNN.

Duke folur për mediat, përfaqësuesi republikan Doug Lamborn, anëtar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Shtëpisë,tha:

“Koreja e Veriut ka shkelur hapur ligjin ndërkombëtar me testimin e tyre nuklear, shitjet e paligjshme dhe nxitjen e programit të tyre bërthamor.”

Këto shuma të mëdha parash shkojnë drejt zhvillimit bërthamor të pamëshirshëm të diktatorit, si dhe për dëshirën e tij për alkohol, djathra zviceranë dhe makina luksoze e jahte.

Skema e parave të paligjshme thuhet se udhëhiqet nga një departament i fshehtë i quajtur Byroja Qendrore e Komitetit 39 të Partisë së Punëtorëve Koreanë, e cila njihet më së shumti me kodin Dhoma 39, sipas Express.

Pavarësisht shumave të mëdha që gjenerohen ilegalisht, vendi është ende teknikisht një nga më të varfërit në botë.

OKB kishte për qëllim të përfitonte një kafshatë të madhe nga ekonomia e Koresë së Veriut në fillim të këtij muaji, duke e ndaluar atë të eksportonte produktet e qymyrit, hekurit, plumbit dhe prodhimeve të detit.

Të gjitha këto së bashku përbëjnë një vlerë rreth një e trëta e 2.3billion £ që erdhën nga eksportet e vendit, vitin e kaluar.

SHBA gjithashtu sugjeroi disa ide të tjera këtë verë, si kufizimet ajrore dhe detare, kufizimi i naftës dhe armëve në programet ushtarake të Koresë së Veriut.

Megjithatë, ambasadori rus Vassily Nebenzia i tha këshillit se “adresimi i çështjeve që pengojnë Gadishullin Korean vetëm përmes saksioneve është i pamundur”, sepse “kjo rrugë nuk propozon ndonjë mundësi për të angazhuar Korenë e Veriut ne negociata konstruktive.

Rusia dhe Kina të cilat janë ende të dyja partnerë tregtarë të Koresë së Veriut, kanë propozuar të dyja qasje të dyfishta.

Koreja e Veriut do të pezullojë zhvillimin e saj bërthamor dhe raketor, ndërsa SHBA dhe Koreja e Jugut do të pezullojnë aktivitetet e përbashkëta ushtarake, që ata thonë se janë thjesht masa mbrojtëse, por që Peniani i sheh si prova për sulm.

Më herët këtë vit u zbulua se Kim Jong-un i ka kthyer shpinën verës franceze dhe do të provojë vodka nga Vladimir Putin në vend të saj.

Diktatori i Koresë së Veriut importoi gjithsej alkool me vlerë $ 1 milion (£ 800,000) në 2016 dhe duket se ka një dobësi për të, sipas shifrave të zbuluara nga MailOnline.

Shifrat zyrtare zbuluan se ai shpenzoi 139,000 paund për vodka vitin e kaluar nga 32,000 paund që shpenzoi në vitin 2015.

Gjysma e parave që ai shpenzon në pije alkolike është verë e pastër, por shihet një rritje në importet e tij edhe në llojet e tjera të alkoolit.

Vitin e kaluar u tha se lideri kishte gëlltitur rreth 10 shishe Bordeaux gjatë një vakti të vetëm, por shifrat tregojnë se ai nuk ka importuar as edhe një pikë vere franceze në katër vjet.

Statistika të tjera tronditëse tregojnë gjithashtu se Kim Jong-un shpenzoi 2.7 milionë fonde vitin e kaluar për të brendshme më aromë, për grupin e femrave që argëtojnë atë dhe miqtë e tij. 

Diktatori importoi të brendshme të llojeve të ndryshme nga Kina, me një shifër e cila është sa dyfishi i shifrës së vitit të kaluar.

Ata thuhet se janë porositur për “Skuadrën e tij të kënaqësisë”, të cilat thuhen se janë marrë që në moshën 13-vjeçare dhe u janë nënshtruar testeve mjekësore për t’u siguruar që ato janë të virgjëra para se të detyrohen të shërbejnë si skllave seksi.

Zbuluesit kanë folur për pjesëmarrje të tij në festat e çmendura të seksit ku femrat marrin si dënim heqjen e qimeve të tyre pubike nëse humbasin lojën.

Shifrat që vijnë nga Harta e Tregtisë tregojnë se si Kim Jong-un po harxhon miliona në shampanjë, kuaj dhe make-up ndërsa njerëzit e tij po përpiqen të mbijetojnë.

OKB thotë se rreth 2 milionë njerëz po luftojnë për të mbijetuar. Ajo thotë se racioni ditor është 650 gram misër, oriz dhe mish.

Ndërkohë që lideri korean po shpenzon fonde në shampanjë, çokollata dhe djathra zviceranë.

Vitin e kaluar, Kim investoi gjithashtu 33 milionë fonde në statuja të kota të tij, babait të tij Kim Jong-il dhe gjyshit Kim Il-sung.

Kim nënshkroi importet me vlerë 5.5 milionë fonde nga firmat gjermane në 2015, duke përfshirë 235.000 fonde në alkool, 113.000 euro për verërat dhe shampanjë dhe 56.500 franga për birrën gjermane.

Kishte gjithashtu porosi për parfume, deodorantë, make-up dhe produkte për kujdesin e flokëve nga Gjermania për 123,442 euro fonde .

Një tjetër shumë prej 57,229 euro shkoi në Zvicër, 66,882 £ në djathë të importuar, 251,726 £ në shufra peshkimi nga Kina dhe 132,452 £ në kuaj nga Rusia.

Lista e çuditshme e importeve përfshin 1.65 milion euro për çadra nga Kina, 8.03 milion në piper dhe 2.34 milion fonde për pajisjet e palestrës.

Shifrat janë nga një Harta Ndërkombëtare e Tregtisë.  Kim thuhet të ketë zhvilluar një shije për djathin Emmental dhe verërat e mira franceze.

Në vitin 2014 është raportuar se po vuante nga një formë e artritit që lidhet me shthurjen dhe një mënyrë jetese tepër të kënaqshme. /

tvklan.al