“Ku ke qenë gjithë këto vite?”, Gresa Gjocera: E fshehur në…


“Ku ke qenë gjithë këto vite?”, Gresa Gjocera: E fshehur në…

19:46 25/09/2022

Janë dueti i vetëm në edicionin e këtij viti të “Kënga  Magjike”. Gresa Gjocera dhe Bledi Kaso sjellin “Zemër për zemër”, një rikthim pas 14 vitesh i këngëtares në kompeticion. Ku ka qenë gjithë këtë kohë, Gresa e thotë  përpara se të performojë në skenën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Ardit Gjebrea: Gresa, na ka marrë malli.

Gresa Gjocera: Edhe mua.

Ardit Gjebrea: Por nëse mund ta themi kështu, të ka zënë simptoma e dinozaurëve. Ku ke qenë gjithë këto vite?

Gresa Gjocera: E fshehur në muzikën ‘live’.

Ardit Gjebrea: Ku?

Gresa Gjocera: Performoj në ambiente të ndryshme muzikën ‘piano bar’ dhe shumicën e kohës nëpër klabe.

Ardit Gjebrea: Çfarë të joshi të rikthehesh pas 14 vitesh?

Gresa Gjocera: Magjia që sjell kjo skenë.

Ardit Gjebrea: Dhe pse me Bledin?

Gresa Gjocera: Sepse Bledi është mjeshtri i muzikës ‘live’.

Ardit Gjebrea: Ju nuk e keni provuar votimin e hapur të artistëve për njëri-tjetrin. Jeni përgatitur për betejën?  Bled?

Bledi: Deri diku, po.

Gresa Gjocera: Nuk mund ta quaj betejë, është thjesht gjendje shpirtërore./tvklan.al












Të ngjashme