“Ku-ku për ne”, dëshpërimi i nënës së 5 fëmijëve që humbi shtëpinë nga zjarri

“Ku-ku për ne”, dëshpërimi i nënës së 5 fëmijëve që humbi shtëpinë nga zjarri

21:39 31/10/2019

Pas 5 vjetësh vuajtje arritën të futen në shtëpi, por e gëzuan vetëm 8 muaj

Lindita Ndoja është nënë e 5 fëmijëve. Djalin e madh e ka çuar në Francë për azil, për t’u kuruar, pasi e ka të sëmurë. Tokën dhe shtëpinë ia ka falur dhe ndërtuar kisha. Pas 5 vjetësh vuajtje arritën të futen në shtëpi, por për fat të keq e gëzuan vetëm 8 muaj, pasi para një jave gjithçka iu shkrumbua.

Kjo nënë jeton e vetme, pasi është divorcuar. Ajo mezi ia del të rrisë me sakrifica fëmijët e saj dhe sot ka mbetur sërish në mes të katër rrugëve.

“Ku-ku për ne, kur kemi parë flakën mbrëmë s’kam ditur çfarë të bëj… vetëm kam thënë fëmija shëndoshë.

Këtu kemi pas fjetur, gjithçka është bërë shkrumb e hi. Është një tmerr i paparë, shumë e zorshme, shumë, shumë, shumë… ku ku për neve.”

“I bëj thirrje Ervis Naçit të na ndihmojë me këta fëmijë, vetëm t’i fus brenda, jam në pikë të hallit, nuk kemi ku me vajtur më, se çfarë me bërë më. Nuk kemi ku të fusim kokën, kemi mbaruar”.

“Nuk ka më fjalë që përshkruajnë këtë situatë. Sesi do rrimë, sesi do dalim se ku do fusim kokën, se çfarë do bëhet… ka mbaruar çdo gjë.

I bëj thirrje o zot me na ndihmuar sado pak”.

Këto janë fjalët e nënës së 5 fëmijëve pasi shtëpia e saj të cilën bashkë me familjen e gëzoi vetëm 8 muaj u shkrumbua.

“Stop” dhe “Shqiptarët për shqiptarët” bëjnë thirrje për të gjithë që kanë mundësi, që të kontribuojnë për një shtëpi për Lindita Ndojën./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi