Kjo e mërkurë shënon ditën e 14-të të pushtimit rus të Ukrainës, e teksa disa qytete kanë rënë, Kievi mbetet në këmbë.

Forcat ruse vijojnë marshimin e tyre drejt kryeqytetit, megjithëse ngadalë, ndërsa qytetet në veri dhe lindje duket se janë pushtuar nga forcat e Vladimir Putin.

Sumy, nga i cili vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë larguar rreth 5,000 persona, ka konfirmuar një numër viktimash gjatë bombardimeve të ditëve të fundit, ndërsa Kharkiv në lindje mbetet i rrethuar.

Në jug të vendit, Mariupol, qyteti port i Detit të Zi, është nën rrethimin rus, ndërsa forcat përparojnë në perëndim dhe në veri të qytetit./tvklan.al