Edhe pse stina e verës tashmë ka mbaruar ngjall tek njerëzit emocionet që ngjall çdo sitën vere. Por ku pushuan shqiptarët? Pikërisht për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” Ylli Pango ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Gjergj Bojaxhi drejtor i KESH, Erion Veliaj drejtues i G99, Aida Shtino, Hueyda El Saied, Monika Kryemadhi përfaqësuese e LSI.

“Unë këtë vit kam pushuar në Turqi, 10 ditë. Është e dyta herë që shkoj në Turqi dhe zgjodha të shkoj sërish këtë vit sepse atje shkëputem dhe bëj pushm absolut. Jam kënaqur”, tha Shtino.

“Edhe unë isha në Turqi, por nuk ishin pushimet që kërkoja unë. Ndoshta do shkoj sërish atje kur të kem 6 fëmijë dhe sdo dua ti kem afër dhe dikush tjetër të kujdeset për to. Për fëmijët ishte shumë mirë atje, por mua nuk më pëlqeu fare. Bregdeti shqiptar është shumë herë më i bukur”, tha El Saied./tvklan.al

Të ftuar: Ylli Pango ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Gjergj Bojaxhi drejtor i KESH, Erion Veliaj drejtues i G99, Aida Shtino, Hueyda El Saied, Monika Kryemadhi përfaqësuese e LSI.