Deri më tani 1 milionë e 290 mijë euro

Përmbysja spektakolare dhe kalimi në turin e tretë të Conference League ka gëzuar tej mase tifozët e Teutës. Edhe pse në numër të paktë në shkallët e stadiumit të Andorrës, ato tifozë të “djemve të detit” arritën që të dilnin krenar nga një transfertë që edhe në letër ishte konsideruar si e lehtë. Por përveç fitores së pastër 3-0, Teuta duhet t’i gëzohet edhe një tjetër fakti.

Skuadra durrsake ka mbledhur një shumë të majme fitimesh nga UEFA. Deri më tani, klubi i Teutës ka depozituar në arkat e saj rreth 1 milionë e 290 mijë euro, me fitimet që natyrisht do të shtohen.

Si e kualifikuar në raundin e tretë, Teuta mori 100 mijë euro të tjera, si dhe do të përfitojë 550 mijë euro në rast eliminimi.

Klan News