Eliminohen Partizani dhe Vllaznia

Për herë të parë në historinë e vetë Laçi kalon në turin e tretë në kupat e Evropës.

Pasi fituan 1-0 ndeshjen e parë në Elbasan ndaj rumunëve të Universitatea Craiova, kurbinasit rezistuan në kthim dhe e mbyllën 0-0.

Një sukses historik për Laçin, që ende nuk ka një titull në Superligë skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro ka bërë një paraqitje të shkqlëyer në raport me nivelin e skuadrave kundërshtare.

Tashmë në turin e tretë do të përballet me Anderlechtin. Për Laçin do të jetë edhe më shumë e vështirë. Gjithsesi pritet që të luajë pa komplekse në këtë raund të Conference League.

Partizani nuk ia doli të merrte një barazim në ndeshjen e dytë ndaj Bazel. Të kuqtë u mundën 2-0.

As Vllaznia nuk ia doli të bënte përmbysjen ndaj AEL Limassol të Qipros. Shkodranët humbën 1-0 edhe ndeshjen e dytë e cila u luajt në Loro Boriçi ku patën mbështetjen e fortë të tifozerisë vendase.

Vec Laçit, në turin e tretë të Conference League do të jetë edhe Teuta që do të përballet me irlandezët e Shamrock Rovers.

Tv Klan