Cristiano Ronaldo do të largohet nga Torino nëse Juventus  do të humbasë shansin për t’u kualifikuar në Champions League. Juventus, Atalanta, Milan dhe Napoli duket se luftojnë për tre vendet pas Interit dhe zërat në lidhje me të ardhmen e portugezit vazhdojnë në mediat italiane.

Reagimi i Ronaldos pas përfundimit të ndeshjes ndaj Genoas, që u mbyll me fitoren 3-1 të kësaj të fundit duket se ka shkaktuar pakënaqësi të tjera. Tuttosport raporton se 36-vjeçari do të largohet nga klubi nëse Juventusi nuk renditet në katër skuadra e para të Serie A.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ende synon të marrë trofeun e Kupës e Italisë, si dhe titullin Capocannoniere në ligen italiane, por Zonja e Vjetër aktualisht është 12 pikë prapa udhëheqësit Interit me tetë ndeshje të mbetura dhe u eliminua nga Champions League në 1/8 e finales nga Porto.

Prej kohesh Ronaldo po përflitet për një rikthim në Manchester United  apo edhe në Real Madrid, por mediat raportojnë  se ylli portugez do të diskutojë  të ardhmen e tij  me menaxherët e Juventusit pas sezonit.

Klan News