Milan ka ende shpresë për turin tjetër në Europa League

Arsenal, Leicester City, Roma dhe Hoffenheim janë kualifikuar në fazën tjetër të Europa Legue. Topçinjtë e Londrës mundën 3-0  Molde dhe janë me pikë të plota.

Roma mbylli llogaritë me fitoren 2-0 ndaj Cluj. Leicester shkoi më tej edhe pse barazoi 3 – 3 në fushën e Braga. Hoffenheim nuk hasi pengesa duke mundur 2-0 Slovan Liberec.

Milan është ende në garë pas barazimit 1-1 në fushën e Lille, ndërsa janë edhe 2 javë për t’u zhvilluar në Europa Legue. Napoli në mbrëmjen që nderoi Diego Armando Maradona fitoi 2- 0 me Rijeka.

Tottenham po ecën drejt fazës tjetër. Skuadra e Mourinho fitoi 4 – 0 me Ludogorets.

Tv Klan