Eleminohet Strum Graz i Balajt

Në Europa League do të vijojnë garën disa ekipe ku aktivizohen lojtarë shqiptarë. Shakhtyor Soligorsk i Elis Bakajt kaloi në turin e tretë edhe pas barazimit pa gola në fushën e Esjberg.

Fitorja 2 – 0 javën e kaluar në Bjellorusi ku Bakaj ishte protagonist me gol dhe asist vendosi kualifikimin. Rivali i radhës do të jetë Torino.

Më tej shkoi edhe ARIS Selanik ku luan Migjen Basha pas fitores 1 – 0 me AEL Limasol. Aventura në Europë do të vijojë edhe për Universitatea Craiova e Kamer Qakës. Skuadra rumune eliminoi Honved të Hungarisë pas penalltive. Në këtë sfidë pati dhe një incident ku tifozët hodhën një kapsollë në drejtim të gjyqtarit që pasoi me ndërprerjen e takimit për disa minuta.

Një vend në fazën e tretë e siguroi edhe Norrkoping, ku luan Egzon Binaku dhe Riga e Herdi Prengës. Olimpija Ljubjana e Endri Çekiçit dhe Strum Graz ku është transferuar Bekim Balaj u eliminuan.

Tv Klan