Brazili do të luajë me Meksikën, ndërsa Zvicra me Suedinë në 1/8 e botërorit. Nga Grupi E eliminohet Serbia që humbi 2 – 0 takimin me përfaqësuesen braziliane. Një triumf i Seleçaos që është e para. Golat e Paulinho dhe Thiago Silva vendosën suksesin, ndërsa lojtarët serbë patën rastet më të mira gjatë pjesës së dytë. Alisson nuk lejoi gol.

Barazim 2 – 2 për Zvicrën në takimin me Kosta Rikën. Njëri nga golat u shënua nga Blerim Xhemaili, pikërisht ai që zhbllokoi rezultatin. Një sfidë që zviceranët mund ta kishin mbyllur me fitore, por gjithsesi do të shërbente vetëm për statistikë, pasi vendi parë do të ishte i Brazilit falë golavarazhit.

Tv Klan