Kualifikohen ekipet e Superligës

Posta

Kualifikohen ekipet e Superligës

23:52 02/10/2019

Asnjë surprizë në Kupën e Shqipërisë

Të gjithë ekipet e Superligës janë ende në garë për Kupën e Shqipërisë. Asnjë surprizë në takimet e kthimit.

Tirana e mundi Shën Kollin me rezultatin 4 – 0 dhe në turin e dytë do të luajë me Kastriotin. Fitore me shumë gola edhe për Teutën dhe Flamurtarin. Humbja 2 – 0 e Skënderbeut me Devollin nuk ndikoi pasi ekipi korçar e kishte fituar me rezultatin 4 – 1 sfidën e parë.

Bylis – Laçi dhe Vllaznia – Flamurtari janë përballjet më interesante të turit të dytë. Takimet e ardhshme të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 22 Janar dhe 5 Shkurt.   

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi