Napoli kualifikohet përballë Empolit

Inter dhe Juventus patën nevojë për kohën shtesë që të arrinin kualifikimin në çerekfinalet e kupës së Italisë. 90-minutëshi i zikaltërve përballë Fiorentinës përfundoi barazim 1-1. Në fund të pjesës së parë Vidal realizoi me 11-metërsh.

Me fillimin e pjesës së dytë Kouamé barazoi rezultatin. Deri në përfundim të kohës së rregullt, shifrat nuk ndryshuan. Në shtesa golin e fitores e shënoi Lukaku.

Juventus përballë Genoa zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë. Ishte Kulusevski që shënoi. Golin e dytë e realizoi Morata në mesin e pjesës së parë.

Ciborra hapi ndeshjen me golin e shënuar vetëm dy minuta më pas. Në pjesën e dytë Genoa barazoi me Melegonin duke e çuar ndeshjen në shtesa. Në minutën e 105 Rafia gjeti mënyrën për të çuar juven në çerekfinale.

Edhe Napoli shkoi në çerekfinale. Në ndeshjen me Empolin u shënuan 5 gola, por suksesin e arriti ekipi i Gattuso me rezultatin 3-2. Dy golat e Empolit u shënuan nga shqiptari i Tetovës, Nedim Bajrami.

Tv Klan