Mbeten 3 ekipe për t’u përcaktuar në finalet e Botërorit

Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kualifikuan në finalet e Katar 2022 dhe tani mbeten vetëm 3 skuadra që duhen vendosur nga ndeshjet play off.

Përfaqësuesja meksikane mundi El Salvadorin me rezultatin 2 – 0, ndërsa ajo amerikane edhe pse u mund po 2 – 0 nga Costa Rika kaloi më tej falë golavarazhit më të mirë. Si vendi i katërt në zonën e Amerikës së Veriut e asaj qëndrore Costa Rika do të luajë ndeshjen shtesë me përfaqësuesen e Oqeanisë, Zelandën e Re.

Do të ketë edhe një play off interkontinental mes Perusë dhe fitueses së përballjes Emiratet e Bashkuara Arabe – Australi. Mundësi ka kanë edhe një nga 3 ekipet Europiane, Uellsi, Skocia dhe Ukraina. Shorti gjithsesi do të hidhet të premten në Doha.

Ndeshjet e forta priten që në fazën e grupeve, duke parë vendosjen në vazon e parë të Brazilit, Argjentinës, Francës, Spanjës, Anglisë, Portugalisë apo Belgjikës dhe në të dytën Gjermanisë e Holandës.   

Tv Klan