Kualifikohet Lazio e Strakoshës

Portieri shqiptar shkëlqen në Europa League

Lazio kaloi në fazën tjetër të Europa League kur duhen edhe 2 ndeshje për tu mbyllur faza e grupeve. Fitorja 2 – 1 me Marseille në sfidën e luajtur të enjten në “Olimpico” mbylli llogaritë për ekipin italian. Thomas Strakosha tregoi se ishte në një ditë të mirë me pritjet e tij, megjithatë 23-vjeçari nuk e quajti një meritë personale këtë arritje.

“Është kontributi i të gjithëve, e merituam këtë fitore dhe për këtë jemi të lumtur. Natyrisht nuk e prisnim të kualifikoheshim kur ka edhe 2 ndeshje për tu zhvilluar, por jemi të lumtur.”

Sëbashku me Lazio kaluan në fazën tjetër edhe Chelsea, Arsenal, Lazio, Frankfurt, Leverkusen, Zurich dhe Dinamo Zagreb. Gllazgow Rangers e Eros Grezdës ka ende shpresa për të shkuar më tej pavarësisht humbjes 4 – 3 me Lokomotiv Moskva, po ashtu edhe Qarabag i Ansi Agollit që mundi me rezultatin 1 – 0 Vorskla.

Duhet të presë ende Milan që barazoi 1 – 1 me Betis në Spanjë. Në grupin e tyre shpresë për tu kualifikuar ka edhe Olympiacos. Fazës së grupeve në Europa League i kanë mbetur edhe 2 javë për tu zhvilluar.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione