Shkupi drejt turit të dytë, fitoi me Lincoln Red

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani që drejtohet nga trajneri Ilir Daja, debutoi me barazim në kupat e Europës. Ekipi nga Suhareka nuk shkoi më shumë se rezultati 1 – 1 ndaj Zalgiris të Lituanisë në sfidën e parë të Champions League e luajtur të martën në Prishtinë.

Nazmi Gripshi realizoi për Ballkanin në minutën e 15’ me një goditje nga jashtë zonës që ishte e pakapshme për portierin kundërshtar. Buff barazoi në të 25’ me kokë brenda zonës, duke e shtyrë çështjen e kualifikimit për ndeshjen e kthimit që do të luhet më 12 Korrik në Vilnius.

Fitore mori Shkupi, ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Suksesi 3 – 0 ndaj Lincoln Red Imperials e afron me turin e dytë të Champions League. Shkupi realizoi 2 herë në pjesën e parë dhe 1 në të dytën. Ndeshja e dytë do të luhet më 12 Korrik në Gjibraltar.

Tv Klan