Fiton Benfica, barazimin në Monaco – PSV

Skuadra si Benfica, fituese e Kupës së Kampionëve në vitet 60’, apo Monaco finaliste e Champions League në 2004 e nisën garën që nga turi i tretë kualifikues. Benfica mundi thellë 4 – 1 danezët e Midtjylland.

Kundërshtari realizoi golin e vetëm, pasi kishte pësuar 4 herë. Ky rezultat e afron me fazën play off ekipin portugez. Monaco barazoi 1 – 1 me PSV Eindhoven.

Ekipi francez edhe pse u shfaq më i rrezikshëm nuk arriti të marrë një fitore që do ta bënte më të lehtë ndeshjen e kthimit në Holandë. Surpriza e mbrëmjes ishte suksesi 2 – 0 i Union të Belgjikës ndaj skocezëve të Rangers.

Në takimet e tjera të së martës Viktoria Plzen mundi 2 – 1 Sheriff Tiraspol në transfertë dhe po në fushë kundërshtare me të njëjtin rezultat Dinamo Zagreb triumfoi ndaj Ludogorets.

Tv Klan