Shqipëria e Bushit e nis në Yerevan dhe e mbyll ndaj Armenisë

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve do e nisë fazën eliminatore të Kampionatit Europian 2025 në transfertë ndaj Armenisë. Kuqezinjtë e teknikut Alban Bushi do zbresin në fushë më datën 8 Shtator. Në Shtator 21 vjeҫarët do të luajnë dy ndeshje, teksa pas sfidës në Yerevan përballë Armenisë do luajnë 4 ditë më vonë presin Rumaninë.

Një muaj më pas, më 13 Tetor, skuadra e Bushit do të udhëtojë në Finlandë për t’u rikthyer në shtëpi ndaj Malit të Zi më datë 17 Tetor. Viti 2023 do të mbyllet me dy ndeshje në muajin Nëntor, dy transferta të forta ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi më 17 dhe 21 Nëntor.

Viti 2024 do të fillojë me Marsin, ku kuqezinjtë kanë dy ndeshje në shtëpi, ndaj Finlandës më 22 dhe Zvicrës me 26. Dy ndeshjet e fundit të kësaj fushate kualifikuese do të jetë ato ndaj Zvicrës në transfertë e parashikuar për tu luajtur më 6 Shtator dhe Armenisë më 15 Tetor.

Në muajin Mars dhe Qershor brenda datave zyrtare kuqezinjtë e vegjël do të luajnë katër ndeshje miqësore për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për një fushatë kualifikuese ku do të kërkohet kualifikimi. Shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën nën 21 vjeҫ e vendosi kombëtaren kuqezi në Grupin E sëbashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.

Klan News