Një 44 – vjeçar është ka rënë në prangat e policisë gjatë paradites pasi iu gjet një sasi fara kanabisi si dhe municione.

I ndaluari është Artur Hoxha, nga Kuçova.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen “1 Maji”, 44 – vjeçarit iu gjetën 930 fara bimë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, 6 bimë narkotike në vazo, gjatësia e të cilave arrinte në 15 cm, 15 gramë marjuanë, si dhe 9 pako municione me 630 fishekë model 54, kalibër 7.62 mm.

Mbi të ndaluarin rëndojnë akuzat për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /tvklan.al