Pas nominimit të profesoreshës Gordana Siljanovska Davkova si kandidate e VMRO-DPMNE-së opozitare për zgjedhjet presidenciale të 21 Prillit, kryeministri Zoran Zaev ka konfirmuar se fillim-javën e ardhshme do të zyrtarizohet edhe emri, prapa të cilit pritet të qëndrojë koalicioni qeverisës i përbërë nga socialdemokratët dhe BDI e Ali Ahmetit.

“Të dielën kam takim me të gjithë partnerët e koalicionit që tradicionalisht janë me ne. Besoj se do të bashkohemi më shumë parti politike për të qëndruar prapa emrit të vërtetë që do të ketë shanse për të ngadhënjyer, por edhe që të jetë president më i mirë për vendin tonë”.

I pyetur për dialogun Kosovë-Serbi ai dha edhe një përgjigje nëse  mund të dalë dikush që të kërkojë edhe ndryshimin e kufirit me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Tani vetëm mund të ëndërrojnë të ndryshojnë kufij të Maqedonisë së Veriut. Ne jemi anëtar i NATO-s. Nuk ka ndryshim kufijsh në Maqedoni”.

Zaev tha se pas kapërcimit të problemit për emrin me Greqinë, tani mbeten për t’u zgjidhur çështja e Kosovës dhe Bosnjës. Ai shprehur mbështetjen për çfarëdo marrëveshjeje që do të çojë përpara bashkëpunimin rajonal, do të garantojë paqen mes Kosovës dhe Serbisë dhe do të avancojë axhendën e përbashkët të integrimit në Bashkimin Evropian.

Tv Klan