“Zgjerimi i ujërave territoriale, në dëm të Shqipërisë”

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se zgjerimi i gjerësisë ujërave territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare është në dëm të Shqipërisë. Nëpërmjet një reagimi ai thekson se neni 3 i Konventës ndërkombëtare për të drejtën e detit nuk mund të zbatohet në rastin e kufirit detar me Shqipërinë dhe se vendimi i palës greke për ta ushtruar këtë të drejtë tani në këtë kohë është ndryshim i rregullave në mes të lojës.

“Dua të theksoj se ky vendim i Greqisë, pas 84 vitesh, për Shqipërinë është dëmtues dhe në raport me klimën konfliktuale që ekziston në rajon konkretisht midis Turqisë dhe Greqisë, është problematik dhe me implikime serioze”.

Sipas tij ky vendim për zgjerimin e atdheut helen nga qeveria greke merret në një kohë kur dy vendet tona janë të angazhuara që nga viti 2008 në negociata për arritjen e një marrëveshje, e cila zgjidh përfundimisht problemet e kufirit, shelfit dhe zonës ekskluzive ekonomike midis dy vendeve ne Detin Jon.

“Marrëveshja u arrit dhe u firmos në vitin 2009 nga të dy qeveritë. Nuk po ndalem këtu në rolin që luajti Zografi Bis në anulimin me Gjykatë Kushtetuese për llogari të palës së tretë të marrëveshjes së vitit 2009, e cila në bindjen time më të thellë ishte një histori ëin-ëin, pra marrëveshje nga e cila fitonin padisktutim të dy palët”.

Ndërkohë sipas tij zgjerimi që pretendon sot Greqia, dëmton jo vetëm hapësirën detare shqiptare, por i shkakton asaj edhe një dëm të madh ekonomik nga pasuritë natyrore të Jonit.

Tv Klan