Kjo deklaratë e kryediplomati grek Nikos Kotzias se Greqia dhe Shqipëria e kanë arritur marrëveshjen për kufirin detar dhe se prej saj Greqia e zgjeron kufirin në 12 milje, e ka ndezur politikën e Tiranë. Opozita e ka akuzuar qeverinë se ka mungesë transparence për negociatat.

Por mazhoranca kërkon që të bëhet durim, pasi gjithçka është ende ne proces negocimi.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i pyetur për këtë çështje mbrëmë në emisionin ‘Opinion’ nuk zbuloi detaje, por tha se marrëveshja e re do të jetë më e mirë se ajo e vitit 2009.

Por një nga negociatorët e marreveshjes së 2009  Kristaq Gervenji në një intervistë për Tv Klan deklaroi se Shqipëria e Greqia nuk mund ta aplikojnë ndarjen e 12 miljeve dhe se negociatat aktuale nuk mund të arrijnë më shumë seç u arrit me marrëveshjen e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese pas ankimimit të bërë nga Partisë Socialiste, në opozitë.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaroi në televizionin publik ERT se Shqipëria ka rënë dakord edhe për zonën ekonomike ekskluzive, por që negociatat nuk kanë përfunduar. Ai tha se drafti final i marrëveshjes përfshirë dhe zgjidhja e çështjes se hapësirës detare pritet të frimoset në prill para Pashkëve nga dy kryeministrat Rama e Tsipras në Tiranë.

Tv Klan