Ministri i Jashtëm grek: Jemi në konsultim të drejtpërdrejtë për hartimin e peticionit

Një nga çështjet më të diskutuara mes Shqipërisë dhe Greqisë, ajo e kufirit detar, duket se po merr tjetër drejtim. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në një intervistë për gazetën “Parapolitika”,  ka njoftuar se mes dy vendeve po punohet për një peticion që çështja të shqyrtohet në Gjyaktën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

“Shërbimet kompetente të Greqisë dhe Shqipërisë janë në konsultim të drejtpërdrejtë për hartimin e peticionit të përbashkët për një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”.

Që prej vitit 2009, çështja e kufirit detar ka ngjallur mjaft debateve mes dy vendeve, duke mos gjetur një konsesus. Më 20 Tetor të 2020-s të dyja palët u dakorduan që t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur përfundimisht çështjen e kufizimit të zonave detare mes dy vendeve.

Klan News