Kufiri detar, drejt Hagës




Kufiri detar, drejt Hagës

15:32 23/05/2022

Xhaçka-Dendias “përplasen” për çështjen çame

Shqipëria dhe Greqia janë drejt finalizimit të kërkesës zyrtare që do t’i çohet Gjykatës së Hagës për shqyrtimin e një marrëveshje mes palëve për çështjen e demilitimit të zonave detare.

“Kam gëzim që jam këtu sot dhe të njoftoj vendimin tonë për përcjelljen e çështjes të delimitimit të zonave detare dhe të shelfit kontinental në Hagë. Përmbushja e kësaj procedure ka rëndësi të veçantë dhe të dyja vendet dëshirojmë të zgjidhim diferencat tona në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe të detit. Përtej rëndësisë së vendeve tona, dërgon një mesazh të rëndësishëm për vendet e tjera se kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur divergjencat dhe si do të përshpejtojmë hapat që të depozitojmë dokumentet në gjykatën e Hagës”, tha ministri grek Dendias.

Të njëjtin qëndrim kryediplomati grek Nikos Dendias e rikonfirmoi përmes një deklarate të përbashkët me Kryeministrin Rama pas një takimi 60-minutësh që u pasua nga një dreke në vilën qeveritare 30.

Por arritjen e një dakordësie për marrëveshjen e detit dy ministrat e Punëve të Jashtme Xhaçka dhe Dendias në daljen e tyre e cilësuan dhe si precedent për të çuar drejt të njëjtës zgjidhje dhe për ligjin absurd të luftës që është në fuqi prej afro 80 vitesh. Xhaçka nuk u rezervua aspak që t’i kujtonte homologut grek që zgjidhje kërkon dhe çështja e pronave të komunitetit grek.

“Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam”.

Por Dendias u duk se e mori si sfidë nga ana e Xhaçkës këtë deklaratë dhe i kujtoi se Greqia ka të drejtën e vetos në rrugën europiane të Shqipërisë, edhe pse më herët ishte vetë ai qe deklaroi se vendi ynë dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave.

“Abrogimi i ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi dhe duhet të bashkëpunojmë këtu që pikat historike të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo do të thotë që duhet të diskutojmë mbi çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe që mendojmë se nuk janë gjërat fiks ashtu siç paramendohen. Mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do na çojë në pasoja në nivele të shumëfishta ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë edhe itinerarin tuaj në Evropë”.

Dendias u kujdes që për të shmangur kërkesën e homologes shqiptare për çështjen çame të kujtonte se ka ende probleme që pretendon minoriteti grek në Shqipëri që duhen adresuar.

Lajmi i mirë pas këtij takimi është gatishmëria e palës greke për të zgjidhur në një kohë të shkurtër çështjen e njohjes së pensioneve për emigrantët shqiptarë.

Tv Klan













Të ngjashme