BE investon tre miliard Euro për të ndalur hyrjen ilegale të refugjatëve

Nuk ka më beton të armuar, si ai i murit famëkeq te ngritur gjate luftës së ftohtë në Berlin. Në pengesat e reja kufitare, kryesisht metalike, të ngritura për të ndaluar kalimet ilegale të refugjateve në kufijtë e jashtëm të BE-së tani po përdoren edhe teknologjitë dixhitale. Këto teknologji të reja janë instaluar se fundmi përgjatë kufirit 200 km mes Greqisë dhe Turqisë. Kullat e vëzhgimit janë pajisur me kamera me rreze të gjatë shikimi natën dhe me sensorë të shumtë.

Policia kufitare greke po përdor breshëri zhurme shurdhuese që të pengojë sa më shumë të jetë e mundur hyrjet e paligjshme. Bëhet fjalë për një armatim teknologjik në dispozicion për të monitoruar kufijtë greke.

Rrjeti i mbikëqyrjes së automatizuar në kufirin Greko-Turk synon të zbulojë sa me herët refugjatët dhe t’i largojë ata nga kalimet e jashtëligjshme kufitare duke përdorur projektorë me rreze të gjatë dhe pajisje akustike. Janë shtuar përpjekjet për të integruar të dhënat satelitore me pamjet e dronëve në tokë, ajër, det dhe nën ujë. Krijuesit e teknologjisë së rindërtimit të kamerës së drejtpërdrejtë premtojnë që të zbulohen në kohë njerëzit që fshihen pranë zonave të gjelbëruara dhe në pyjet e dendura kufitare.

BE ka investuar 3 miliardë Euro për sigurimin e teknologjisë së sigurisë pas krizës së refugjatëve në vitet 2015-16, kur më shumë se një milion njerëz u larguan për shkak të luftërave që shpërthyen në Siri, Irak dhe Afganistan dhe hynë ilegalisht në Greqi dhe më tej në rrugën ballkanike drejt shteteve të tjera të Bashkimit Evropian.

Teste për përdorimin e këtyre teknologjive në identifikimin e klandestineve gjatë kalimeve të paligjshme kufitare po kryen edhe në Hungari, Letoni dhe gjetkë përgjatë perimetrit lindor të BE-së.

Në Greqi, numri i kalimeve te jashtëligjshme kufitare ra nga gati 75,000 refugjatë dy vite më parë në 15,700 këtë vit me një rënie prej 78%. Sipas zyrtarëve grekë në këtë periudhë kur janë lehtësuar masat kufizuese për parandalimin e pandemisë së koronavirusit, flukset migratore mund të rinisin fuqishëm.

Klan News