Në treg nuk do të ketë më cigare të hapura, ndërsa në ambiente të mbyllura publike nuk do të lejohet konsumi i cigares elektronike. Janë këto ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, që Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i prezantoi në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë.

Tashmë edhe subjektet që shkelin ligjin në mënyrë të përsëritur brenda 1 viti, rrezikojnë 6 fishim të gjobës dhe mbyllje të aktivitetit. Ndërsa për sa i përket pikës për pajisje me licencë të veçantë të pikave të tregtimit të cigareve, në relacionin shpjegues thuhet se kjo pikë nuk do të përfshihet në ndryshimet e ligjit.

Në vendin tonë prevalenca e duhanpirjes tek meshkujt mbetet e lartë. Sipas të dhënave të institutit të shëndetit publik 1 në 3 meshkuj janë duhanpirës.

Tv Klan