Përkeqësohet situata e infektimeve në Sydney

Rritja rekord e rasteve nga variant Delta në Sydney të Australisë ka bërë që autoritetet të shqyrtojnë mundësinë e zgjatjes së kufizimeve. Mbi 112 të infektuar u raportuan në vetëm 24 orët e fundit. Shumica e rasteve ishin familjarë dhe miq të tyre që më herët kishin rezultuar mbartës të variantit Delta. Qeveria i ka bërë thirrje banorëve që të respektojnë rregullat dhe të mbajnë distancën.

Infeksionet totale nga varianti i identifikuar si fillim në Indi, tanimë ka arritur në 700, një numër rekord që nuk kishte parë tre muaj më herët. 63 njerëz janë në spital, me 18 në kujdes intensive ndërsa një grua në të 90-at u bë viktima e parë e COVID-19 për këtë vit.

Masat e bllokimit për pesë milionë banorët e Sidney-t, duke përfshirë mbylljen e shkollave dhe urdhrat e qëndrimit në shtëpi, kanë ngjallur shqetësime për një ngadalësim të ekonomisë, e cila ishte kthyer në nivelet para-pandemisë në tremujorin e parë. Vetëm 11% e popullsisë së rritur australiane pra me pak se 20.5 milion janë vaksinuar plotësisht. Kritikët kanë theksuar se masat u ndërmorën shumë vonë dhe vendi tanimë duhet të përparojë për vaksinime masive.

Udhëzimi federal shëndetësor rekomandon që vaksina e prodhuar në vend AstraZeneca të kufizohet për njerëzit e moshës mbi 60 për shkak të shqetësimeve për mpiksjen e gjakut, ndërsa vaksina Pfizer aktualisht është e kufizuar për njerëzit midis 40 dhe 60.

Klan News