Ideja e maxhorancës për kufizimin e imunitetit parlamentar parmes së cilit synohet t’i jepet më pak mbrojtje deputetit karshi ligjit ka shkaktuar debat në parlament. Kjo ide është kontestuar nga opozita dhe ka përfshirë në diskutim median vizive dhe të shkruar. Për të diskutuar mbi këtë temë ishin të ftuar në emisionin opinion të gazetarit Blendi Fevziu dy përfaqësues të maxhorancës, Ylli Pango dhe Astrit Patozi dhe sy përfaqësues të opozitës Arben Isaraj dhe Neritan Ceka. Gjithashtu në lidhje direkte ishin juristët Genti Ibrahimi dhe Kreshnik Spahiu.

Gjatë emisionit Patozi u shpreh se kjo nismë nuk është e re, por ka filluar që në 2002-in. Sipas tij nisma ishte ligjore dhe është nevojë emergjente për të shpëtuar nga korrupsioni galopant.

Ndërkohë Ceka tha se trupa e politikës është më pak e prekura nga problemet e korrupsionit. Sipas tij deputetët nuk kanë akses në vendimet që kërkojnë faturë.

“Me këtë propozim nuk bëhet gjë tjetër veçse ngrihet  një pikëpyetje mbi klasën politike”, tha Ceka./tvklan.al