Një 16-vjeçar është gjetur i vdekur nga nëna e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Rembau në Malajzi. I riu kishte vendosur telefonin në karikim dhe më pas kufjet në vesh dhe ishte shtrirë në krevat për të dëgjuar muzikë.

Mohammed Aidil Azzahar Zaharin, u gjet të nesërmen i vdekur nga nëna e tij, e cila në fillim mendoi se ishte në gjumë, por pasi i foli disa herë dhe ai nuk po reagonte ajo shkoi pranë tij dhe e pa se veshi i tij i majtë ishte gjithë gjak. Menjëherë njoftoi mjekun, por ishte tepër vonë, pasi adoleshenti kishte ndërruar jetë, raporton “

DailyMail”.

Autopsia tregoi se Azzahar Zaharin, nuk kishte asnjë plagë tjetër në trup, përveç asaj në veshin e majtë ku njëra nga kufjet kishte bërë masë elektrike.

/tvklan.al