Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video të shpërndarë në media nga policia, kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin dhe korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë, sipas nenit 152 të Kodit Rrugor.

Nëpërmjet kësaj videoje, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë ndërgjegjëson qytetarët që të respektojnë Kodin Rrugor! Ec i sigurt, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!/tvklan.al