Të gjithë kemi mënyrën tonë të të ulurit dhe të qenit rehat, por vetëm sepse ndihemi rehat nuk do të thotë se është mirë për ne. Për shembull e ulura me këmbë të kryqëzuara mund të ketë shumë efekt negativ tek ne dhe duhet patjetër që ta heqim këtë ves tonin. Është e rëndësishme të mësoni të qëndroni ulur drejt gjatë gjithë kohës, jo vetëm që është e mirë për të gjithë trupin tuaj, por gjithashtu rrit vetëbesimin tuaj.

Më poshtë janë listuar 5 arsyet pse duhet të shmangni kryqëzimin e këmbëve.

1. Mund të provokojë paralizë nervore

Kur uleni me këmbë të kryqëzuara për periudha të gjata kohore, mund të shkaktojë një gjendje të quajtur paralizë nervore. Ju bëheni të paaftë për të ngritur këmbën tuaj, kjo mund të shkaktojë mpirje në muskuj, dhe madje mund të dëmtojë nervin tuaj peroneal.

2. Mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut

Sipas këtij studimi, kryqëzimi i këmbëve në nivelin e gjurit rrit ndjeshëm presionin tuaj të gjakut. Është konfirmuar gjithashtu se nuk kishte ndonjë rritje të presionit të gjakut kur kryqëzoheshin këmbët në kyçet. Sidoqoftë, këshillohet të shmangni kryqëzimin nëse jeni person me presion të lartë të gjakut.

3. Dhimbje dhe ngurtësi në muskuj

Sipas këtij studimi, ulja me këmbë të kryqëzuara për më shumë se 3 orë në ditë mund të shkaktojë anime anësore të shpatullave dhe legenit, dhe mund të drejtojë kokën më përpara. Mund të çojë gjithashtu në një keqvendosje të shtyllës kurrizore dhe sjellja e papërshtatshme çon në dhimbje dhe ngurtësi në muskuj.

4. Mund të shkaktojë dhimbje në nyje

Kryqëzimi i këmbëve nuk është vetëm i keq për qëndrimin tuaj, por gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje në nyjet tuaja. Mund të dëmtojë qafën, legenin, pjesën e poshtme të shpinës dhe gjunjët. Veçanërisht duhet të shmangni kryqëzimin e këmbëve nëse vuani nga dhimbjet në gju.

5. Mund të shkaktojë ënjtje të kyçit të këmbës gjatë shtatzënësisë

Shmangni kryqëzimin e këmbëve gjatë shtatzënisë, është plotësisht e sigurt për foshnjën, por mund të shkaktojë ënjtje të kyçit të këmbës dhe ngërçeve të këmbëve. Nëse përjetoni ndonjë nga këto efekte, provoni të uleni me të dy këmbët në dysheme ose t’i ngrini ato. /tvklan.al