Përditësimi i fundit për celularët “Samsung” ka krijuar shqetësim tek përdoruesit. Këta të fundit thonë se po u cënohet privatësia.

Përditësimi i fundit i “Samsung” duket se ndërhyn në fotografitë e përdoruesve. Foto të ndryshme u dërgohen kontakteve rastësore pa dijeninë e përdoruesit dhe ky proces nuk lë gjurmë.

Incidente të tilla janë shfaqur kryesisht në telefonat Samsung S9, Note 8 dhe modelet e tjera të fundit. Fotografitë që keni në aparatin tuaj u dërgohen kontakteve të regjistruara dhe nuk jepet asnjë sinjalizim.

Në një reagim pas lajmeve të publikuara, kompania koreanojugore tha se po punon për zgjidhjen e problemit.

“Ne jemi të vetëdijshëm për postimet e Reddit dhe ekipet tona teknike po shqyrtojnë çështjen. Konsumatorët e shqetësuar janë të inkurajuar që të na kontaktojnë direkt në numrin 045 620 202”, tha “Samsung”.

/

tvklan.al