Shkrirja dhe ngrirja e akullores disa herë mund të jetë e rrezikshme për shëndetin. Kjo pasi sipas ekspertëve, ky veprim shton mundësinë e prekjes nga infeksioni i rëndë i njohur si listeriozë.

Në 2015-n, 5 persona u shtruan në spital dhe 3 humbën jetën pasi kishin ngrënë akullore që ishte kontaminuar me bakterin e njohur si Listeria, në Topeka të Kansasit.

Ekspertët thonë se gabimi që i zakonshëm që njerëzit bëjnë në shtëpi është që e ringrinjë akulloren që ka nisur të shkrijë.

“Akullorja mund të jetë e rrezikshme edhe nëse ka shkrirë kur është blerë dhe më pas është vendosur në akull”, thotë Amreen Bashir, Profesoreshë e Shkencës Biomjekësore në Universitetin e Aston, në Angli.

Kjo ndodh edhe kur akullorja nxirret nga akulli dhe lihet jashtë, e më pas rifutet në frigorifer. “Akulli shkrin shumë shpejt në temperaturë dhome dhe qumështi e sheqeri janë perfekte për baktere si Listeria”.

Por jo vetëm kaq. Një tjetër gabim që bëjnë njerëzit është përdorimi dy herë i së njëjtës lugë. Sipas Bashir, përveçse diçka jo e hijshme ndaj familjarëve të tjerë, një lugë e pistë është ftesë për çdo bakter që ndodhet rreth e rrotull.

Megjithatë akullorja nuk është i vetmi produkt i ngrirë që lidhet me përhapjen e listeriozës. Një vit më parë, dy prej supermarketeve të mëdha në Britani tërhoqën më shumë se 50 produkte të ngrira, për shkak të 9 vdekjeve të shkaktuar nga përhapja e listerozës nga misri i ëmbël i ngrirë.

*Listerioza është një infeksion serioz që shkaktohet zakonisht nga ngrënia e ushqimit të kontaminuar me bakterin Listeria monocytogenes. Përllogaritet se rreth 1,600 preken çdo vit nga listerioza dhe rreth 260 humbasin jetën. Të rrezikuara nga ky infeksion janë më shumë gratë shtatzëna dhe të porsalindurit e tyre, personat mbi 65 vjeç, si dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar./tvklan.al