Kujdes nga bustina e çajit!

Kujdes nga bustina e çajit!

10:24 05/10/2019

Çlirojnë grimca plastike dhe dëmtojnë shëndetin

Bustinat prej najloni në çaj janë të dëmshme për organizmin e njeriut. Ato lëshojnë miliona mikrogrimca plastike dhe sipas studiuesve shpesh janë bërë shkaku për sëmundje të ndryshme në organizëm.  Zbulimi është bërë nga studiuesit e Universitetit McGill në Montreal.

Qeset plastike që përdoren si bustina kaluan në një analizë të mirëfilltë, dhe u konstatua se ato lëshojnë 11,6 miliardë molekula plastike. Hetimet mikroskopike tregojnë se qeset e çajit prej najloni, por edhe ato prej polietileni terefhalat lëshojnë nano – grimca plastike kur bien në kontakt me ujin e  ngrohtë.

Më saktësisht, konkluzione të tilla u arritën pasi bustina kaloi në temperaturën 95 gradë celcius. Studiuesit kanadezë ngrenë alarmin se mbetje të tilla gjenden më shumë në çaj se sa në ushqime të tjera. Kështu, mënyra më e mirë për të shijuar  një filxhan çaj, pa frikën se copëza plastike depërtojnë në organizëm, është marrja e frutave të thata ose gjethet e tyre dhe përgatitja e tij në mënyrë tradicionale.

Sipas të dhënave të Fondit Botëror për Natyrën, një person ha të paktë 5 gramë plastikë në javë që mund të ekuivalentohet me madhësinë e një karte krediti. Bazuar në këtë hulumtim, ne rrezikohemi nga 260 gramë plastikë gjatë një viti.

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT