Kujdes nga Caroline Flack

Posta

Kujdes nga Caroline Flack

20:45 22/10/2019

Emri i moderatores së njohur më i përdoruri nga hakerat

Caroline Flack është personi më i rrezikshëm në internet. Në fakt jo vetë moderatoja drejtpërdrejt, por emri i saj, i cili është më i përdoruri nga hakerat për viruse.

Nëse ju del emri i saj në cep të kompjuterit është e sigurt që është një karrem për të shkarkuar virus në kompjuterin tuaj, për të vjedhur të dhënat personale, por dhe një sërë problemesh të tjera në pajisjet elektronike.

39-vjeçarja rrëzoi nga froni Kim Kardashian, e cila vitin që shkoi ishte e para në listë. Këtë vit mesa duket ylli televiziv nuk është më i preferuari i hakerave, pasi emri i Kim është në vendin e 26-të.

Në fakt emri i moderatores është shumë i besueshëm, për shkak të reality show-t që ajo prezanton, Love Island, i cili është një ndër më të ndjekurit. Prandaj edhe shumë persona e klikojnë linkun që u shfaqet, pasi mendojnë se bëhet fjalë për të reja nga shfaqja.

Aktorja Maisie Williams dhe prezantuesi James Corden janë gjithashtu në krye të listës. Rreperja Nicki Minaj dhe këngëtari Billi Eilish, janë disa nga emrat që gjithashtu mund të shkaktojnë virus në kompjuterin tuaj.

Klan Plus


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT