Mjekët: Me të rrezikuarit fëmijët dhe të sëmurët kronikë

Shqipëria është përfshirë sërish nga një valë e të nxehtit afrikan ku termometri pritet të kap 42 gradë.

Temperaturat e larta që pritet të zgjasin deri të premten kanë ndikuar edhe në shëndetin e qytetarëve. Mjekja Xhentiljana Nazaj thotë se fëmijët dhe të sëmurët kronikë kanë shfaqur probleme në shëndetin e tyre.

Bluzat e bardha rekomandojmë shmangien e lëvizjes në pikun e të nxehtit, nga ora 11 e mesditës deri në orën 17:00 dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve.

Sipas sinoptikanëve, vala e të nxehtit afrikan që ka prekur Shqipërinë ka nisur që prej të hënës dhe në ditët në vijim do të arrijnë deri në 42 gradë, por do të ndihen si 48 gradë Celcius. Veriu i vendit dhe zona qendrore do të jenë më të prekurat nga vala e të nxehtit.

Tv Klan