Një adoleshent ka humbur jetën pasi u godit nga një shkarkesë elektrike e kufjeve. 16-vjeçarin Mohammed Aidil Azzahar Zaharin, e kishte zënë gjumi me kufje në vesh duke dëgjuar muzikë.

Njëkohësisht, celulari i tij ishte në karikim. Ai u gjet nga e ëma e tij, e cila mendonte se adoleshenti po flinte gjumë. Pasi ajo vuri re se djali nuk reagonte, lajmëroi ndihmën e shpejtë. Mjekët u munduan ta trajtonin, por ishte e kotë. 16-vjeçari u deklarua i vdekur. Autopsia konfirmoi se Mohammed nuk kishte lëndim apo plagë të tjera që mund t’i kishin shkaktuar vdekjen, por gjakëderdhje në veshin e tij të majtë.

Vëllai i viktimës tha gjithashtu se ndjeu një shkarkesë të vogël elektrike kur preku kabllin. Rasti i publikuar në mediat sociale është edhe një formë paralajmërimi për këdo që përdor kufjet gjatë kohës që celularin e kanë në karikim.

/tvklan.al