Një faqe chat-i e cila inkurajon fëmijët t’i flasin të panjohurve është bërë një destinacion i rrezikshëm në të cilin një 11- vjeçare u detyrua të bëhej skllave seksi dixhitale nga një trafikant.

Rrjeti Omegle e cila bashkon në mënyrë rastësore të huaj të flasin me njëri- tjetrin,  është kthyer në një vend për pedofilët, të cilët e përdorin faqen për të parë vajza të vogla.

Çdo muaj janë rreth 66 milionë përdorues të Omegle dhe nuk ka një mekanizëm i cili ndalon fëmijët të flasin me të rritur dhe e kundërta, thotë padia 22 milionë Dollarëshe. 

Në 2014 një  vajzë 11- vjeçare hyri në Omegle për të takuar moshatarë. Në fakt ajo hyri në bisedën virtuale me  Ryan Scott Fordyce. Ai ishte një pedofil mbi 30 vjeç dhe tashmë është dënuar më 10 vite burg.

Fordyce e detyroi vajzën t’i dërgonte atij të dhënat e saj personale që të takoheshin dhe se ai do ta bënte atë të ndihej më mirë dhe se duhej ta besonte.

Në fillim ai kërkonte fotot vajzës duke qeshur por më vonë filloi t’i kërkonte imazhe intime.

Pedofili filloi të kërcënonte vajzën kur ajo po vononte fotografitë duke i thënë se do ta rrëmbente ose do lëndonte familjarët e saj. Kishte dhe më shumë, ai filloi ta detyronte te miturën të rekrutonte vajza të tjera ose në të kundërt do të publikonte fotot e saj.

Avokatët e vajzës thonë se Omegle  është përgjejgjës për abuzimin dhe vuajtjen që iu shkaktua klientes së tyre.

Nuk ka asnjë arsye që një video-chat të bashkojë një fëmijë me një të rritur duke anashkaluar kontrollet e sigurisë. Omegle është i njohur për seks online dhe parnon përdorues nën moshë. Horrori që klientja jonë përjetoi kur ishte 11- vjeçe ishte për shkak të rrezikshmërisë që kjo faqe ka”, shtoi ai./tvklan.al