Rregullimi i shtratit tuaj në mëngjes ju bën më të lumtur dhe ju ndihmon të keni një gjumë më të shëndetshëm në mbrëmje sugjeron një studim. Por ndonjëherë, edhe zakonet më të padëmshme mund të kenë disa efekte të dëmshme, pasi shkencëtarët kanë brë zbulime të reja.

Ju mirëprisni mysafirë të padëshiruar pikërisht në jastëkët tuaj.

Sipas një studimi, koha që rregulloni shtratin tuaj jo vetëm që jua qetëson mendjen, por bën një shtëpi komode për marimangat. Ju nuk mund t’i shihni ato pa mikroskop dhe mund të mendoni se vendi është i pastër, por në fakt nuk është kështu.

Batanija juaj krijon një atmosferë të mrekullueshme për marimangat e shtratit.

Marimangat e shtratit duan të jetojnë në hapësira të errëta të dyshekut dhe jastëkëve tuaj dhe të ushqehen me qelizat tuaja të vdekura të lëkurës. Kur rregulloni shtratin tuaj në mëngjes, “i mbuloni” në ambientin e tyre ideal me batanije. Në mbrëmje, ushtria (që tani është shumëzuar) fillon të bëjë punën e saj të ndyrë. Një ndër efektet e pakëndshme është acarimi i lëkurës dhe madje edhe puçrra.

Marimangat derdhen pikërisht në çarçafët tuaj.

Ndërsa ushqehen me qelizat tuaja të vdekura të lëkurës, ato lënë nënshkrimin e tyre në çarçafët. Po, marimangat derdhin jashtëqitjen pikërisht në vendin ku supozohet të flini rehat pas një dite të vështirë. Feçet e tyre provokojnë shumë reagime alergjike tek njerëzit. Ju mund të keni dhimbje të syve, teshtitje, dhe madje edhe astmë.

Edhe nëse kanë vdekur, ato janë të dëmshme.

Si çdo krijesë e gjallë në Tokë, marimangat e shtratit kanë ciklin e tyre jetësor. Por edhe kur ata kanë vdekur, përsëri mund të thithni mbetjet e kufomave të tyre kur flini. Shkencëtarët pohojnë se kjo është potencialisht e rrezikshme për njerëzit që janë alergjikë, pasi thithja e këtyre “kufomave” mund të provokojë përkeqësimin e gjendjes së tyre.

Marimangat e shtratit kanë frikë nga rrezet e diellit.

Nëse e lini shtratin tuaj të pazbuluar në mëngjes, marimangat ndikohen nga lëvizja e ajrit dhe rrezeve të diellit, të cilat janë vrasësit e tyre natyralë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të lini shtratin tuaj të “marrë frymë” për disa orë, në vend që t’i “mbroni”  ato nën batanije.

Kur i luftoni ato, mos përdorni spraj

Dermatologët nuk këshillojnë të përdorin spraj për vrasjen e insekteve nëse nuk doni të bëni luftë me këta mysafirë të padëshiruar. Është më mirë të pastroni plotësisht shtratin tuaj me një fshesë me korrent. Sigurisht, nuk do të jeni në gjendje të hiqni të gjitha marimangat, por zvogëlimi i numrit të tyre ndihmon në parandalimin e alergjive. /tvklan.al