WhatsApp do të ndërmarrë veprime ligjore kundër përdoruesve që abuzojnë me mesazhet.

Kompania shpreson që të ndalohet abuzimi i shërbimit të ofruar nga përdoruesit falsë, të cilët dërgojnë mesazhe në shumë numra. Deri tani këta përdorues janë bllokuar dhe i është hequr aksesi nga shërbimet e WhatsApp, por kompania ka vendosur që të ndëshkohen të gjithë ata që abuzojnë.

Në hapësirën e pyetje-përgjigjeve nga Facebook, kompania e cila zotëron WhatsApp, nga data 7 Dhjetor ka publikuar se mesazhet automatike dhe abuzimet me shërbimin nuk do të tolerohen.

“WhatsApp është bërë për mesazhe private dhe ne kemi vendosur disa limite, më shumë se 2 milionë profile janë bllokuar në gjithë globin”, tha një zëdhënës i kompanisë. Aplikacioni tani ka 1.5 miliardë përdorues aktivë dhe gjatë këtij viti është ndaluar “forward” (transferimi i një mesazhi) në më shumë se 5 përdorues në të njëjtën kohë. /tvklan.al