Shtatzënia është një udhëtim i bukur, por çdo femër e përjeton atë në mënyra të ndryshme. Shtatzënia ndikon jo vetëm në trupin, por edhe në fytyrën tuaj.

Tek disa femra fytyra është plot shkëlqim, kurse disa të tjera përballen me thatësinë e lëkurës.

Por rekomandohet që të gjitha femrat të kujdesen për lëkurën e tyre, për të qenë të shëndetshme, por edhe për t’u ndjerë bukur dhe shumë rehat me pamjen.

Higjena

Është e rëndësishme të ruani higjenën gjatë gjithë kohës. Bëni dush çdo ditë sepse kjo i jep freski trupit dhe mendjes tuaj.

Ushtrime

Konsultohuni me mjekun tuaj për të ditur se cilat janë ato ushtrime që ju duhet të kryeni gjatë shtatzënisë. Ushtrimet ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi juaj dhe bejnë të mundur largimin e stresit.

Humbja në peshë

Pas shtatzënisë, shumë gra kërkojnë mënyra të ndryshme për të rrëzuar kilogramët e fituar. Këshillohet të konsumoni ushqime të pasura me fibra, fruta dhe perime. Por nuk duhet t’i privoni vetes edhe ushqime të tjera herë pas here, siç janë ëmbëlsirat. Ju duhet të jeni të afta fizikisht, por edhe në paqe dhe të lumtura për një kujdes sa më të madh për foshnjën tuaj.

Gjumi

Për një lëkurë të shëndetshme, rekomandohet të pini të paktën 8 deri në 10 gota ujë çdo ditë. Do të hidratojë lëkurën tuaj dhe do të ndihmojë në ruajtjen e elasticitetit të saj. Uji është gjithashtu i dobishëm për mëlçinë tuaj, veçanërisht pas lindjes.

Pushimi

Gjithashtu këshillohet që të mund të gjeni kohë edhe për të pushuar. Sepse ndërsa fle, trupi juaj përtërin vetveten. Sidoqoftë, me foshnjën tuaj vazhdimisht duke u zgjuar në mes të natës, mund të jetë e vështirë të bëni vërtet pushim. Por sigurohuni që të pushoni, sa herë që fëmija fle./tvklan.al