Kujt i dedikohet “Mikja ime” (Video)

Rovena Stefa sjell klipin e saj më të fundit

Ajo është një këngëtare e njohur, me një karrierë 20-vjeçare dhe me profilin e saj në muzikë. Bëhet fjalë pikërisht për Rovena Stefën.

Këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, për të folur për projektin e saj më të fundit muzikor të titulluar “Mikja ime”. Stefa tha se kënga i dedikohet të gjitha femrave që kanë vuajtur nga një dashuri, apo tyre që dashurojnë me zemër të pastër, ndërkohë që zbuloi edhe prapaskenat e realizimit të klipit.

““Mikja ime” i dedikohet të gjitha femrave që kanë vuajtur nga një dashuri, që shpresojnë në një dashuri apo atyre që dashurojnë me zemër të pastër. Në rastin e këngës unë nuk jam mike me vajzën, por i them të ketë kujdes dhe të mos dashurohet verbërisht. Kënga është baladë popullore, por vjen edhe e lehtë. “Mikja ime” në variantin e saj origjinal ka si autor Adrian Minune, pasi është këngë rumune, por unë e kam përpunuar tekstin. Teksti në rumanisht ishte shumë i bukur, por i përkthyer nuk kishte të njëjtin kuptim. Kjo këngë është sjellë edhe në variante të tjera të huaja, si greqisht apo bullgarisht dhe është pëlqyer shumë. Videoklipi është xhiruar tek Liqeni Artificial më 23 Dhjetor. Gjithçka e kemi fotografuar në mënyrë që të studionim vendin e duhur, më pas janë vendosur edhe filtrat apo ngjyrimet artistike. Kur xhiruam videoklipin më gjiteshin gjethet rreth këmbëve dhe emocioni i këngës ishte i shkrirë me natyrën”, tha Stefa./tvklan.al

Kategori
Lajme nga EmisionetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*