Kujt i ka ngjarë Ledri Vula? Flasin prindërit e këngëtarit


Kujt i ka ngjarë Ledri Vula? Flasin prindërit e këngëtarit

19:51 13/09/2020

Programi “E Diela Shqiptare” në Tv Klan solli ditën e sotme një intervistë krejt ndryshe me këngëtarin e njohur Ledri Vula.

Drejtuesi i programit, Ardit Gjebrea ka shkuar në shtëpinë e familjes Vula dhe ka zhvilluar një bisedë tepër të ngrohtë dhe familjare me Ledrin dhe prindërit e tij, zonjën Xheraldina dhe zotin Agron.

Babai i tij shprehet se nuk mund të shpjegojë dot emocionin që ka ndjerë kur ka mbajtur për herë të parë Ledrin në krah, kishte frikë se mos i binte nga dora.

Prindërit e tij i janë falenderues Zotit për mirësinë që e karakterizon Ledrin, por edhe dashurinë dhe respektin jo vetëm për familjen, por për gjithë njerëzit.

Ardit Gjebrea: Kujt i ka ngjarë Ledri?

Agron Vula: Ka edhe prej meje, ka edhe prej nënës së vet.

Xheraldina Vula: Në të vërtetë në karakter është si daja i vetë, ka një dashuri të madhe për njerëzit njësoj si halla e vetë, kurse në fizionomi si nëna ime, deri këtu në mes.

Ardit Gjebrea:  Agron cila ka qenë ndjesia e parë kur e ke marrë Ledrin në dorë?

Agron Vula: Nuk po di si ta përshkruaj, por tepër kam patur. Ka qenë e përzier se gjatë lindjes së Ledrit, Xheraldina ka patur një problem. Edhe gëzimi shumë i madh ka qenë Ledri, por gëzimi më i madh është që të dy u kthyen tek shtëpia. Edhe më kujtohet aty para spitalit kemi patur një foto, bashkë komplet, ka qenë edhe xhaxhai nga Belgjika. S’guxoja ta kapja në fillim, se mendoja mos më binte nga dora.

Ardit Gjebrea: Çfarë e bën një baba, një baba të mirë?

Ledri Vula: Përkushtimi ndaj familjes, me qenë gjithmonë kur ka nevojë dhe t’i mbrojë.

Agron Vula: Baba i mirë duhet të jesh si unë!

Xheraldina Vula: Këtë do thoja, duhet të jetë si Agroni, të japë shumë dashuri dhe të kërkojë shumë pak.

Ardit Gjebrea: Për çfarë tipari të karakterit të Ledrit i jeni mirënjohës Zotit?

Xheraldina Vula: Për mirësinë dhe dashurinë që ka ndaj njerëzve, jo vetëm ndaj familjarëve, ndaj njerëzve në përgjithësi.

Agron Vula: Respektin që ka ndaj njerëzve. Do të thotë gjithë njerëzit kur se njohin Ledrin thonë, ne kemi menduar si zakonisht, që këta njerëzit e famshëm janë mëndjemëdhenj, kemi menduar që është mendjemadh. Kur kanë ndenjur me të, iu ka ndryshuar komplet mendimi dhe e kanë parë që vërtet di të respektojë. /tvklan.al





Të ngjashme