Kujt i kushtohet kënga me e re e Artjola Toskës

Kujt i kushtohet kënga me e re e Artjola Toskës

21:30 17/05/2020

Programi “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën e veçantë me këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare, Artjola Toska, Eli Fara, Bujar Qamili.

Ata janë mjaft të dashur nga publiku dhe kanë një karrierë tepër të gjatë në muzikë, me produksione mjaft të suksesshme muzikore.

Madje edhe gjatë karantinës, Artjola Toska publikoi këngën e saj më të re që mban titullin “Ditëlindja”. Një këngë që këngëtarja thotë se i kushtohet çdo personi që ka patur ditëlindjen gjatë kësaj periudhe dhe nuk e ka të dashurin aty afër.

Ardit Gjebrea: Gjatë gjithë viteve të karrierës tuaj, ju jo vetëm thjesht keni kënduar, por keni ngritur në këmbë një popull të tërë. Cili është shpërblimi më i bukur që ju keni marrë?

Eli Fara: Dashuria e publikut!

Bujar Qamili: Duartrokitjet e këtij publiku të mrekullueshëm! Dashurinë e sinqertë!

Ardit Gjebrea: Tani gjatë karantinës çfarë festash keni humbur?

Eli Fara: Pashkët!

Bujar Qamili: Bajramin!

Artjola Toska: Bajramin!

Ardit Gjebrea: Po ti ke qenë produktive edhe në kohën e koronës, në datën 1 Maj ti ke publikuar këngën “Ditëlindja”.

Artjola Toska: Po unë nuk rri kot!

Ardit Gjebrea:  Është kënga më e re e jotja, që i kushtohet të gjithë atyre që kanë festuar ditëlindjen në kohën e koronës! Në çfarë kushtesh e realizove këtë këngë Artjola?

Artjola Toska: Në kushte karantine sigurisht sepse duke qenë e mbyllur, të vijnë dhe fantazitë, idetë, gjërat dhe për ta realizuar, e kam realizuar në këtë kohë që u lirua pak.

Ardit Gjebrea: Tani në vargjet e këngës ke një moment që thua: Po vdes me pa. Për kë po vdes me pa?

Artjola Toska: Ajo nuk është personale faktikisht si këngë.

Ardit Gjebrea: Po ti vetë, unë po ta bëj pyetjen ty!

Artjola Toska: I kushtohet dikujt që ka patur ditëlindjen dhe nuk e ka të dashurin aty afër./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo