Këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvija janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël ka bërë të ditur vetë partnerja e tij me anë të një postimi në Instagram, teksa na ka njohur edhe me emrin e vogëlushit i cili quhet Roel. Fëmija erdhi në jetë në datën 19 Janar, por sot është konfirmuar nga vetë çifti.

“19.01.2022 ROELI na gëzoi me ardhjen e tij në jetë. Faleminderit Allahu i Madhëruar. Shumë dashuri, shumë lotë, shumë gjëra na ndodhën përgjatë këtyre 9 muajve. Uroj me gjithë shpirt që çdo prind ta përjetojë ndjesinë e të pasurit një fëmijë”, ka shkruar Selvija krahas fotos së ëmbël.

Po ashtu, një postim në lidhje me këtë lajm të bukur ka bërë edhe këngëtari Shpat Kasapi, i cili ka shprehur të gjithë emocionet e bukura pas ardhjes në jetë të bekimit të familjes së tyre.

“Udhëtimi ynë filloi saktësisht 9 muaj më parë kur Roeli ishte ende në zhvillimet e tij te para për të ardhur në këtë botë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të kënaqur”, shkroi ndër të tjera artisti.

Fotot e para pas lindjes së Roelit janë bërë publike dhe aty kemi të pasqyruar panoramën e një familje të bukur dhe të lumtur./tvklan.al