Teksa intervistës së tij të parë për “Aldo Morning Show” në Tv Klan po i afrohej fundi, Sergei pati edhe një deklaratë për disa prej konkurrentëve në “Love Island Albania”. Ish-konkurrenti tha se nuk ka nevojë të shtiresh pasi kushdo që ndjek programin mund të dallojë kur nuk je vetvetja.

Sergei: Në fakt mund ta them për 2, 3 ose 4.

Aldo: Ata që duan e kuptojnë vetë.

Sergei: Ata që duan e kuptojnë vetë që dallohesh shumë jashtë kur mundohesh që ndjenjat t’i bësh të shtirura, thjesht rri vetvetja dhe të jesh shumë i qetë, të shprehësh atë që mendon, jo të bësh sikur ndien diçka për njerëzit aty brenda sepse dallohet, dallohet shumë.

Aldo: Domethënë e gjithë kjo ishte me të futme.

Sergei: Po

Aldo: Kujt t’i djegë tha Sergei, le ta mbajë.

Sergei: Le ta mbajë./tvklan.al