Deputeti Kujtim Gjuzi ka zbuluar votën e tij kundër për ndryshimet në qeveri të propozuara nga Kryeministri Edi Rama.

 Gjuzi në fjalën e tij pas votimit tha se ka dhënë votën kundër sepse mendon se Rama do të trysnojë Xhaçkën për të firmosur për çështjen e detit me Greqinë.

Edi Rama vendosi ministre të Jashtme një njeri që ishte në marrëdhënie shumë të mirë me aleatët tonë SHBA-NATO. Për këtë abstenova. Duhet të ishte ministre e Mbrojtjes.

Ministrja e ka votën kundër sepse jemi në momentin që fqinjët tanë grekë duan të marrin zonën  ekskluzive, atje ku del nafta, dhe Rama do të trysnojë ministren e re për të firmosur çështje të detit.

Vota abstenim për Peleshin, se ne e deshëm të ishte kryetar i komisionit të veprimtarisë prodhuese”, ishte kjo deklarata e deputetit të opozitës.

Sot Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar ndryshimet në qeveri./tvklan.al