Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën e veçantë me kantautorin e njohur, Kujtim Prodani. Ai njihet për një karrierë tepër të gjatë në muzikë, me produksione muzikore mjaft të sukseshme.

Ditën e sotme, ai rrëfeu edhe më tepër detaje në lidhje me jetën e tij personale dhe atë profesionale.

Prodani u shpreh se nuk e kishte projektuar që të ishte një kantautor, gjërat rrodhën krejt natyrshëm. Për kantautorin nuk ka qenë e lehtë fëmijëria, adoleshenca dhe as periudha pas viteve ’90.

Mirela Milori: Ishte projektuar që të bëheshe kanautor ?

Kujtim Prodani: Asgjë nuk ishte projektuar. Unë isha 13-14 vjeç dhe mbaj mend një mik të ngushtë të babait, ishte inxhinier dhe vinte në familjen tonë. Duke qenë mik i afërt, babai Agimi ankohej dhe kërkonte mbështetje sepse Kujtimi nuk studion sa duhet, do të thotë studion 2 orë, po nuk studion 6, nuk studion fërngjishten sa duhet, do të thotë studion gjysëm ore në ditë, por jo 2 orë, siç mendonte Agimi. Nuk lexon një roman në javë, por lexon një faqe ose dy faqe para gjumit, etj dhe donte mbështetjen e zotërisë. Një ditë të bukur, 14 vjeç flas për ‘78-’79, tjetër kohë, tjetër periudhë dhe në një moment, edhe i nervozuar, edhe ndoshta për të ndihmuar mikun e tij më thotë: O Kujtim, çfarë dëshiron ti të bësh në këtë jetë, çfarë do ti të bëhesh në këtë jetë? Isha me pantallona të shkurtra akoma, nuk e di, i’u përgjigja. Po si nuk e di? Ti studion piano, ti ke babin, ke nënën, ke familjen, çfarë do bëshesh ti? Do krijosh një emër të mirë, do krijosh reputacion të mirë, do krijosh familje? Nuk e di, i thashë. Sot kanë kaluar 40 e ca vite dhe unë e kam vëth në vësh atë pyetje, si dhe nuk e dita kurrë përse duhej me kaq impenjim, që t’i të bëhesh, që t’i të shkëlqesh, që t’i të realizosh këtë, që të jesh më i miri? Pse t’ia kërkosh një 14-vjeçari? Lëre të rrjedhë natyrshëm dhe rrodhi natyrshëm. Ndaj bëra këtë parantezë paksa të gjatë për të kuptuar, që nuk e kam patur të lehtë, as fëmijërinë, adoleshencën jo e jo dhe pa folur më pas për rininë dhe periudhën e viteve pas ’90-

Më tej, Prodani shton se interpretimi ka lindur spontanisht, nga halli dhe nevoja, në periudhën kur ai shkoi në Austri.

Kujtim Prodani: Kantoja, interpretimi ka lindur fare spontanisht, në periudhën e refugjatizimit austriak do ta quaja unë, thjesht nga halli, nga nevoja sepse unë punoja në një hotel, në një pianobar dhe nuk mjaftonte fakti, që ti luan mirë apo keq në piano dhe kompozon muzikë. Çështja është që publiku duhej argëtuar dhe argëtimi vjen kryesisht nëpërmjet vokalit./tvklan.al